
“Kam pasur diskutim të gjatë me Berishën”, u la në listën e hapur, Tabaku: Mund të jetë strategji elektorale! Ndoshta PD mendon se unë jam shumë më e fortë kështu!
👁996
Jorida Tabaku, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo , lidhur me listat e PD për kandidatët deputetë për zgjedhjet e 11 Majit.
Demokratja u la në listën e hapur të PD-së.
Lidhur me këtë, Tabaku tha se ndoshta PD ka menduar se ajo mund të jetë shumë herë më e fortë në listë të hapur dhe se në këtë mënyrë ajo mund të marrë më shumë vota, veçanërisht nga klasa e mesme.
Gjithashtu Tabaku tha se ka diskutuar edhe me kreu e PD-së, Sali Berisha, por jo për listën e mbyllur por për mënyrën se si ajo do të bëjë fushatë, si edhe për pozicionin e saj në PD.
vijon…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi