Ishin në kërkim për kultivimin e mijëra bimëve narkotike në Malësi në të Madhe, arrestohen dy persona (EMRAT)
Durim Rama dhe Sajmir Kacoli, të cilët ishin në kërkim nga policia, janë vënë në pranga në kuadër të operacionit ‘Territor i pastër’.
Këta dy shtetas, 57 dhe 39 vjeç, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kanë mbjellë dhe kultivuar 2464 bimë narkotike në Malësi të Madhe.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Hetime proaktive intensive po kryhen për të identifikuar dhe arrestuar autorët e kultivimit të bimëve narkotike të asgjësuara gjatë megaoperacionit “Territor i pastër”.
Bashkautorë për kultivimin e 2464 bimëve narkotike, në fshatin Selcë, të asgjësuara nga Policia, më datë 03.07.2024, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit, ndërsa tjetri u identifikua nga hetimi proaktiv njëmujor, i kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës.
Në vijim të veprimeve operacionale dhe hetimore, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapi dhe vuri në pranga shtetasit D. R., 57 vjeç, banues në Elbasan dhe S. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hot.
57-vjeçari ishte shpallur në kërkim, më datë 03.07.2024, si autor i dyshuar i kultivimit të 2464 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Selcë, ndërsa shtetasi S. K. u identifikua si bashkautor në këtë veprimtari kriminale, si rezultat i hetimit proaktiv.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi