Ish-zyrtarë të PS-së pas hekurave, kryeministri Rama: Eshtë shumë e dhimbshme të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë të dërgohen përpara drejtësisë

Ish-zyrtarë të PS-së pas hekurave, kryeministri Rama: Eshtë shumë e dhimbshme të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë të dërgohen përpara drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të PS-së që ndodhen pas hekurave duke u shprehur se “është shumë e dhimbshme”.

“Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme”, deklaroi kreu i qeverisë.
Megjithatë Rama theksoi se janë të vendosur të luftojnë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit.
Kryeministri deklaroi se shpata e ndëshkimit është kaluar tashmë nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.
Edi Rama: Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi.
Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.
Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.
E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi