
Investigimi i “TakFak”, Mjeku Luan Mavriqi i hoqi 20 dhëmbë në një seancë, italiani pëson 4 atake kardiake! Kirurgu: S’ka asnjë efekt anësor! I riu ka bërë dy gabime, bëri dush dhe ka pirë marijuanë
Emisioni Investigativ “TakFak” ka startuar këtë të hënë në News24! Emisioni i drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramalliu, i mbështetur nga një grup i madh gazetarësh investigativ ka trajtuar rastin e Simone Del Vechios, i riu 37 vjeçar që u trajtua në klinikën “BrianzaDet”, për kirurgjinë dentare në Shqipëri nga mjeku Luan Mavriqi dhe pësoi 4 atakë kardiake.
Gazetarët e “TakFak”, folën me mjekun Luan Mavriqi, i cili pohoi se mund te behej heqja e 20 dhembeve brenda një seance. Por ne rastin e Simeones, tha se ky i fundit kishte bërë dy gabime të rënda.
“Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marihuanë” tha mjeku Luan Mavriqi per TakFak.
Nga ana tjetër, Nena e Simone Del Vechio ka rrëfyer për mediat italiane momentin kur mori vesh qe operacioni i te birit nuk shkoi mire. “Kur isha jashtë (klinikes) dëgjova që ai ulëriti.. Dhe kjo gjë më shqetësoi pa masë! Pastaj pashë këtë doktorin që doli, hoqi dorezat, i hodhi në kosh, dhe mbështeti kokën pas murit. Aty thashë,-‘Nëna ime, çfarë po ndodh këtu?’”, ka treguar nena e 37-vjecarit.
Ajo me tej tregon tmerrin: “Pastaj pas xhamit të sallës së operacionit, ishte prej xham akulli, pashë hije që vraponin dhe mendova që po i bëjnë një anestezi tjetër… Shkova më pas në sallën ku pihej duhan dhe ai nuk ndodhej. Pastaj aty ishte një sallë, unë u rrotullova dhe pashë një grumbull njerëzish, që ishin mbledhur dhe në këmbët e këtyre njerëzve vura re pizhamet e djalit tim që ishin në tokë. Aty ishte një djalë, një i ri, një doktor besoj, që po i jepte ndihmën e parë, i cili po e rianimonte..”.
INVESTIGIMI i “TAKFAK”
Takimi i parë me doktor Luan Mavriqin në recepsionin e klinikës dentare ‘Brianza Dent’
Gazetarja e TakFak: Si kaluat? Jam Rovena Gazetare e News 24! Ka mundësi të flasim privatisht?
Luan Mavriqi: Patjetër.
Gazetarja e TakFak: Kam një informacion për një pacient që ka ardhur dhe është trajtuar në klinikën tuaj, Simone Del Vecchio
(Doktor Luani i kthehet operatorit)
Luan Mavriqi: Djali nuk mund të …dil jashtë…
Gazetarja e TakFak: Bëhet fjalë për pacientin Simone Del Vecchio
Luan Mavriqi: Me ligj nuk lejohet të jap..
Gazetarja e TakFak: Çfarë të veçante ka ky Simone Del Vecchio…
Luan Mavriqi: Ky pacienti ka pësuar një arrest kardiak, sipas familjarëve dhe sipas avokatit
Gazetarja e TakFak: Ka kaluar një atak këtu në klinikën tuaj, është trajtuar nga ju më datë 14 mars dhe më pas është dërguar në QSUNT…
Luan Mavriqi: Pasi është trajtuar disa ditë në QSUNT..
Gazetarja e TakFak: Po
Luan Mavriqi: Po, pse nuk shkon të pyesësh në QSUT! Në dijeninë tonë se edhe ne jemi bërë kurioz, më kanë dhënë një përgjigje nga spitali, është që zotëria ka bërë diçka që s’duhet ta bënte…
Gazetarja e TakFak: Dmth?
Luan Mavriqi: Ka shkuar dhe ka bërë dush me ujë të nxehtë dhe ka pirë marihuanë…
Gazetarja e TakFak: A hiqen 20 dhëmbë brenda një dite të vetme?
Luan Mavriqi: Po nuk ka lidhje kjo tashi, është e kotë
Gazetarja e TakFak: A ka një protokoll?
Luan Mavriqi: Po ku e di ti cili është protokolli?
Gazetarja e TakFak: Po të pyes ty..
Luan Mavriqi: Po më beso mua, nuk e di protokollin…
Gazetarja e TakFak: Në cilësinë e ekspertit po ju pyes..
Luan Mavriqi: Atëherë po mund të hiqen…Normalisht që mund të hiqen…Sigurisht që mund të hiqen…
(Luan Mavriqi- kameramanit te TAKFAK: Dëgjo djali hiqe kamerën. Nuk më duket e drejtë)
Luan Mavriqi: Tani është e kotë të bëj këtë diskutim me ty. A ka hequr 20 apo 12 dhëmbë…
(Pikërisht në këtë moment dy zonja e kthyen këtë bisedë nga konstruktive në destruktive, duke e shpërtuar doktorin nga kamera e Tak-Fak-ut)
Luan Mavriqi: Po nuk ka lidhje tani është e kotë….
(Futen zonjat të “shpëtojnë” doktorin)
Përfaqësuesja e BrianzaDent: E para si hyni njëherë pa lajmërim dhe s’keni të drejtë fare të vini këtu?
Gazetarja e TakFak: Unë nuk e mora me dhunë doktorin. Kërkova një bisedë dhe u ula.Doktori më tha ulu
Përfaqësuesja e BrianzaDent: Keni bërë një shkresë?
Gazetarja e TakFak: Nuk kam pse të bëj një shkresë, unë erdha për të folur
Përfaqësuesja e BrianzaDent: Mirë pra, për një informacion më të plotë mund ta gjeni në recepsion…
Gazetarja e TakFak: Tani nga ana mjekësore…
Luan Mavriqi: Po më beso mua…
Gazetarja e TakFak: Është normale që t’i hiqen 20 dhëmbë në një ditë
Luan Mavriqi: Absolutisht që po…Dhe nuk ka asnjë lloj efekti anësor! Mund të shkosh
Gazetarja e TakFak: Doktor po të kërkon një pacient
Luan Mavriqi: Ok. Po shkoj te shërbimi…
Gazetarja e TakFak: Doktor, a ka mundësi të vazhdojmë këtë bisedë…
Përfaqësuesja e BrianzaDent: Atëherë do flasim bashkë, jam përfaqësuesja e kompanisë dhe Nisida është drejtoresha. Në çdo rast, nëse ju duhet një informacion më i plotë, ju mund të dërgoni një shkresë…
LEXO EDHE:
Starton “TakFak” në News24! Familjarët e italianit denoncojnë ngjarjen e rëndë: I riu erdhi në Shqipëri për të bërë dhëmbët në “BrianzaDent”! 37-vjeçari përfundon në QSUT me 4 atake kardiake
Investigimi i “TakFak”, Mjeku Luan Mavriqi i hoqi 20 dhëmbë në një seancë, italiani pëson 4 atake kardiake! Kirurgu: S’ka asnjë efekt anësor! I riu ka bërë dy gabime, bëri dush dhe ka pirë mariuhanë=
“Konsumoi marijuanë dhe bëri dush!”- Reagon për “TakFak” vëllai i 37-vjecarit, Del Vechio: Dr. Mavriqi mos thotë idiotësi! Simone s’ka tymosur asgjë! Ai i ka shkatërruar jetën! Gjendja e tij po rëndohet
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi