“I qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”- Erion Veliaj kërkon seanca me dyer të hapura: Jam ende kryetar bashkie i votuar nga çerek milionë njerëz

“I qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”- Erion Veliaj kërkon seanca me dyer të hapura: Jam ende kryetar bashkie i votuar nga çerek milionë njerëz

Të tjera detaje janë bërë publike nga seanca në Apelin e GJKKO ku zhvillohet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon lirimin nga qelia.

Mësohet se kryebashkiaku ka kërkuar që seanca ndaj tij të jetë me dyer të hapura.
Në deklaratën e tij para gjyqtarëve dhe dy prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, ai ka deklaruar se i qëndron çdo postimi që ka bërë në rrjetet sociale.
“Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë i votuar nga çerek milion njerëz, unë i qëndroj çdo postimi që kam bëre në rrejte sociale”, mësohet të ketë thënë Veliaj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen.
Sias burimeve për gazetaren nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.
“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore“, mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente