
“I çuan përpara një plumb në zarf apo e droguan”- Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt si kryetare e komanduar, Berisha: Avokati s’ka qenë i pranishëm në takim!
Sali Berisha ka komentuar vendimin e Erion Veliajt për të tërhequr emërimin e Sara Goxhajt si kryetare e komanduar e Bashkisë Tiranë.
“I çuan atij përpara një plumb në zarf apo e droguan apo çfarë i bënë këto nuk i di unë asnjë”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD-së theksoi se Veliaj gjatë takimit ku tërhoqi emërimin e Goxhaj ishte pa praninë e avokatit duke kërkuar një hetim. Gjithashtu i bëri thirrje OSBE “të mbikëqyrë këto zhvillime”.
“Zotimi i fundit i djeshëm i tij është marrë pa praninë e avokatit. Avokati nuk ka qenë i pranishëm në takimin që është bërë, nëse është bërë takim.
Nëse është bërë takim me Veliajn ku ai mohon emërimin e Sara Goxhaj atëherë të hetojë se është e ndaluar të takohesh me një të burgosur pa praninë e një avokatit.
I çuan atij përpara një plumb në zarf apo e droguan apo çfarë i bënë këto nuk i di unë asnjë. Është i domosdoshëm një hetim nga avokati i popullit. OSBE të mbikëqyrë këto zhvillime që nuk ekzistojnë që pasurojnë shumë serinë e narkosit. Rama thërret në zyrë dhe kërcënon punonjës të bashkisë, në një kohë kur ata janë të pavarur prej tij, nuk ka asnjë tagër të thërrasë punonjësit e bashkisë. I thërret dhe i kërcënon, i mbyll dyert dhe i nxjerr jashtë, janë zhvillime dramatike, skenarët i prin padrinoja”, tha Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi