Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, nuk kursen kritikat për disa bashki: Vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor!

Gonxhja prezanton Programin Kombëtar të Strehimit Social, nuk kursen kritikat për disa bashki: Vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit Social, ku foli ndër të tjera për arritjet, prioritetet dhe investimet.

Bazuar në analizën mbi rezultatet e deritanishme, prioritetet strategjike dhe investimet e ardhshme për të garantuar strehim të qëndrueshëm dhe të përballueshëm për familjet në nevojë, ministri tha se ky sektor ka ende vend për më shumë punë.
Gonxhja nuk kurseu kritikat as për disa bashki, stafin e tyre madhe edhe për kryebashkiakë.
Ai tha se disa nuk kanë informacion të plotë mbi programin e strehimit, duke bërë që në këtë sektor të ketë mangësi dhe vonesa si për shembull, disa qytetarë nuk kanë marrë ende banesat nga programi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.
Për këtë arsye ministri bëri thirrje që të institucionet lokale dhe qendrore të bashkëpunojnë në mënyrë që mos ketë më vend dhe hapësire për gabime.
Strehimi social është një nga sektorët që për mendimin tonë me analizat që kemi bërë ka pasur mangësi dhe i ka munguar një informacion i plotë për qytetarët. Shumica e qytetarëve nga anketimet tona, nuk e kanë të gjithë informacionin përkundrazi janë të keqiformuar mbi këtë sektor. Nga ana tjetër kemi vënë gjithashtu re qe edhe bashkitë dhe bashki kryesore të vendit, stafet e tyre, ndonjëherë edhe vetë kryebashkiakët e them me keqardhje, se me siguri nuk është një gjë që ka të bëjë me mungesë e vëmendjes apo vullnetit tyre, por vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor dhe mbi programet e shumta që ka qeverisja vendore. Nëse bëhemi një skuadër, një forcë e përbashkët për të përballuar këtë problematikë të fortë që është e një jetik për qytetarët, do të ishim edhe më të fuqishëm. Do kishim më tepër mundësi, më shumë sukses dhe më tepër akses në aplikime të shumta që janë disponibël s ai takon që janë dhe financime të huaja, programe të huaja, kredi me interesa të ulëta dhe me avantazhe që janë për projekte ose propozime që mund të bënim ne dhe ju si bashki së bashku për këtë sektor. Ne e dimë të gjithë rëndësinë që ka kjo e drejtë fiziologjike, kjo është një e drejtë e njeriut, strehimi e drejtë jetike e familjes dhe e njeriut.
Në këtë aspekt vijmë nga një e shkuar jo shumë e largët që lidhet me rindërtimin, problematikë e madhe që na përballi me këtë emergjencë, sepse asnjëherë nuk dihet magnitude që sjell një tërmet dhe kjo na ka marrë shumë kohë, vite, na ka marrë dhe shumë kapacitete në kuptimin dhe të adminsitartës që janë angazhuar për tu marrë me një problematikë që nuk ka qenë e preventivuar në ato parashikime që zakonisht bëhen në nevojat që ka buxheti. Vijmë me një problematike, megjithëse është trajtuat në masën me të madhe lë akoma pasoja për s ai përket strehimit. Mund të ketë pasur një kryefamiljar që nuk është më, vonesë në ndërtimin e një objekti.Sukses i jashtëzakonshëm, marrim shembull Italinë, i ka marrë 30 e më shumë vite kohë që të marrin veten nga tërmeti, aq më tepër nuk kanë marrë shtëpi pa pagesë siç është bërë këtu.Nga 2018 e këtej një reforme e strehimit social, fondi prej 3% i strehimit special që vjen nga zhvilluesit privat në bashki, ky është lajm i mirë. Nuk kemi inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arritur, ky është lajm i keq.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente