Gjekmarkaj takon zyrtarin e lartë të politikës së jashtme italiane: I shpreha shqetësimet për rastin e Berishës dhe Salianjit, një shtet mik si Italia duhet të jetë e…
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, është takuar sot me Giulio Terzi di Sant’Agata, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikës italian.
Deputeti demokrat thotë se i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historisë duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohësi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshet e hershem dhe emigrantët.
Gjekmarkja gjithashtu tha se i shprehu shqetësimet e opozitës për masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rastin e deputetit Ervin Salianji.
“Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar per këtë që ndodh këtu”, shprehet Gjekmarkaj.
Postimi i Gjekmarkajt:
Sot pata kenaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant’Agata,Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar! I shpreha konsideraten më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën ndaj Shqipërisë përgjatë sfidave të historise duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohesi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbereshet e hershem dhe imigrantet e vonë tashmë në permbyllje të procesit të integrimit të tyre atje,duke e konsideruar fat të qënit perballë njëri tjetrit gjeografikisht.
Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetesimin tim për atë çka ndodh me opoziten në Shqiperi, arrestimin e Kryetarit të saj , ish Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha , Liderit të revolucionit demokratik 1990 kohe kjo që e shnderroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjten pozite janë shefat e tjerë të opozites , deputet të saj ( rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikerisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar per këtë që ndodh ketu!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi