“Futën familjarët e tyre në listat e mbyllura”- Berisha ironizon partitë e vogla opozitare: Quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës

“Futën familjarët e tyre në listat e mbyllura”- Berisha ironizon partitë e vogla opozitare: Quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës

Sali Berisha ka ironizuar partitë e vogla opozitare teksa u shpreh se janë paterica të kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së u shpreh se vendimi i tyre për të futur familjarët në listat e mbyllura ishite i frikshëm.
“Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare”, theksoi kryedemokrati.
Sali Berisha: Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura.
Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura. Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Eid Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.
Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit. Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet.
Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre.
Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi