FOTO/ Plagosi me armë zjarri 3 persona në Athinë, vetëdorëzohet në policinë greke Nardi Idrizi! Si ndodhi ngjarja rreth dy vite më parë dhe akuzat ndaj shqiptarit

FOTO/ Plagosi me armë zjarri 3 persona në Athinë, vetëdorëzohet në policinë greke Nardi Idrizi! Si ndodhi ngjarja rreth dy vite më parë dhe akuzat ndaj shqiptarit

Është vetë dorëzuar në policinë greke 39-vjeçari nga Vlora, Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, i shumëkërkuar për plagosjen e tre personave në 16 dhjetor 2023 në Gazi të Athinës.
Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi
Sipas policisë, ai pasditen e djeshme ka mbërritur në selinë e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DAOE) dhe është arrestuar.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të 16 dhjetorit 2023 në Gazi, ku 39-vjeçari pas një debati me tre persona jashtë një lokali ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Ai ka deklaruar se pas ngjarjes ishte arratisur në Shqipëri dhe tashmë kishte vendosur të vetëdorëzohej.
Si ndodhi ngjarja?
 
Dy vëllezër nga Kreta, së bashku me shokun e tyre kishin ardhur për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fuoristrade.
Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me pasagjerin. Pasoi një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fuoristradë hapi zjarr duke plagosur në kokë tre të rinjtë.
Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjec. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.
Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” ne Vlore dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marre emrin e të vëllait.
Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Në një episod në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012.
Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.
Në prill 2024, Nardi Idrizi u shpall sërish në kërkim nga policia greke si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura nga grabitës të ndryshëm. Në shkurt 2024, policia greke arrestoi vëllain e Nardit, Joni Idrizi, pasi kërkohej në Shqipëri për thyerje të masës së sigurisë. Edhe ai rezulton i dënuar më parë në Shqipëri në vitin 2012 për grabitje me armë në banka, kazino e karburante.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente