“Ethet” e listave të kandidatëve/ Rama mbledh Kryesinë e PS-së, Nasip Naço dhe dy deputetë tërhiqen nga gara! Detaje nga takimi i kryeministrit me drejtuesit politikë të qarqeve

“Ethet” e listave të kandidatëve/ Rama mbledh Kryesinë e PS-së, Nasip Naço dhe dy deputetë tërhiqen nga gara! Detaje nga takimi i kryeministrit me drejtuesit politikë të qarqeve

Tre deputetë janë tërhequr nga gara për të kandiduar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për News 24 se ish-ministri Nasip Naço nuk do të ri kandidojë, ndërsa dy deputetët Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi janë tërhequr nga gara.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka nisur që prej orës 18:00.
Gazetari bën me dije se në mbledhje po zhvillohen diskutime mbi listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve, duke koordinuar përzgjedhjen e kandidatëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente