EMRI/ Zjarri në Freshtan të Gjirokastrës ku u dogjën disa hektarë kullota dhe u rrezikuan disa banesa, vihet në pranga “piromani”
Vihet në pranga zjarrvënësi i Frashtan. Policia e Gjirokastrës në kohë rekord ka zbuluar autorin e vendosjes së zjarrit në fshatin Frashtan mesditën e djeshme duke rrezikuar banesat.
Falë një pune te specializuar në kohë rekord Policia e Qarkut Gjirokastër beri të mundur arrestimin e Manol Kokolli 58 vjeç nga fshati Frashtan.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar zjarrëvënësin në banese duke zbuluar dhe vënë para pergjegjësisë ligjore atë.
Nga zjarri i djeshëm i cili u shua falë ndërhyrjes se PMNZSH u dogjën disa ha kullota dhe rrezikoi djegien e banesave ne Frashtan.
Njoftimi i policisë:
Dropull, Gjirokastër
Policia identifikon dhe arreston autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan.
Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur “Papasima”, kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi