
EMRI/ U përfshi në një aksident në Athinë, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana! E reja në gjendje të dehur kaloi semaforin e kuq dhe… Si ndodhi ngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.
Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340, që drejtohej nga 22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.
Si ndodhi ngjarja?
Protothema shkruan se 22-vjeçarja kaloi në semafor të kuq dhe u përplas me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej 47-vjeçari i cili mbeti i vrarë në vend. Sipas
Siç u konstatua nga analizat fillestare, e reja ka qenë nën efektin e alkoolit dhe u arrestua për vrasje nga pakujdesia. Priten rezultatet e analizave të gjakut për të përcaktuar sasinë e saktë të alkoolit që ajo kishte konsumuar.
Aksidenti fatal i trafikut ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Thivon dhe Panayi Tsaldari.
Sipas një video të publikuar nga protothema.gr, makina në të cilën vajza dhe dy miq të saj lëviznin, duken teksa po udhëtonin me shpejtësi të lartë dhe se nuk kanë ngadalësuar shpejtësinë në semaforin e kuq.
Pasi kanë kaluar me shpejtësi, makina e tyre ka goditur me kokë taksinë, e cila po lëvizte normalisht në drejtim të Petroupolit.
Forca e përplasjes ka qenë aq e fortë, saqë taksia ka ndalur në bordurë, ndërsa makina është ngjitur në një shtyllë. Videot nga kamerat e sigurisë në dyqanet e zonës konfirmojnë se taksia kishte përparësi, pasi shoferi i saj kishte një dritë jeshile.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi