Ekstradimi nga Spanja i Lulzim Berishës, reagon avokati: Asnjë deklaratë e Luftar Reçit nuk është konfirmuar para gjykatës! Cenohet rëndë rendi dhe siguria…

Ekstradimi nga Spanja i Lulzim Berishës, reagon avokati: Asnjë deklaratë e Luftar Reçit nuk është konfirmuar para gjykatës! Cenohet rëndë rendi dhe siguria…

Avokati i Luzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar për emisionin “Open” në News24 një ditë pas ekstradimit të ish kreut të bandës së Durrësit.

Në mesazhin e tij, avokati thotë se përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara cënon rendin dhe sigurinë kombëtare.
Sipas tij, asnjë deklaratë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi nuk është konfirmuar para gjykatës.
“E ndjej si detyrim profesional të sqaroj se Prokurori duhet ti përkushtohet përgjegjësisë dhe pavarësisht në ushtrimin e detyrës jo artificave ekstraligjore. Përdorimi i bashkëpunëtorëve të drejtësisë për interesa të caktuara cënon rendin dhe sigurinë kombëtare. I penduari i drejtësisë Luftar Reçi është një mitama permanent ku çdo thënie tij nuk është konfirmuar para gjykatës”, tha në mesazhin e tij Detar Hysi.
Lulzim Berisha u ekstradua mbrëmjen e 18 marsit nga Spanja drejt vendit tonë. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005.
Prova kryesore kundër Lulzim Berishës është dëshmia e Luftar Reçit, një i dënuar që ka pranuar të rrëfejë nga burgu pjesëmarrjen në vrasjen e Klodian Saliut.
Luftar Reçi tregon se Lulzim berisha i kishte propozuar një marrëveshje 20 vite më parë që të bënin një shkëmbim të njerëzve për t’u vrarë. Reçi duhej të merrte pjesë në vrasjen e Klodian Saliut, kurse Lul Berisha merrte përsipër të vriste hasmin e tij në Burrel.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente