E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Tabakun dhe Gjonajn, VanHorn: Fryma e përfshirjes dhe pjesëmarrjes, e rëndësishme për procesin e integrimit në BE

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Tabakun dhe Gjonajn, VanHorn: Fryma e përfshirjes dhe pjesëmarrjes, e rëndësishme për procesin e integrimit në BE

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua me kryetaren Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian.

VanHorn theksoi se rëndësia e dypartisë dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes, është e rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit në BE.
“E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren Etilda Gjonaj të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Znj. VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë të komitetit në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përsëriti rëndësinë e dypartisë dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes”, njofton ambasada e SHBA.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi