
“Do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër nëse…”- Rama: Të investojmë në shkolla politike, që të rinjtë të kuptojnë që s’është e keqja
Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet të investohet në shkolla politike për të edukuar të rinjtë.
“Të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja”, u shpreh kreu i qeverisë në Komitetin e Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.
Rama shtoi se politika është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, duke theksuar se në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër.
Edi Rama: Të gjithë duhet të investojmë në shkolla politike, të ndihmojmë brezin e ri të kuptojë që politika nuk është e keqja, por është një instrument që njerëzim nuk mund të përballojë ta humbë, në të kundërt do të shkojmë drejt një jete mjaft të egër.
Nuk ka asnjë vendim politik për të financuar edukimin politik për të ndihmuar të rinjtë që duan të merren me politikë të kuptojnë se çfarë është. Pa politikë njerëzit nuk mund të bëjnë asgjë, përveçse të vrasin e luftojnë njëri-tjetrin.
Ajo që po ndodh me mediat sociale është shkatërrimi i shumë gjërave, i idesë së politikës. Të rinjtë mund të zgjedhin të djathtën, qendrën, apo të zgjedhin Partinë Socialiste të Shqipërisë, fituese.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi