Dënimi i Salianjit, avokati Arben Llangozi: Për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, e vetmja rrugë për deputetin do të ishte…
Avokati Arben Llangozi u shpreh se e vetmja rrugë për pengimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj Ervin Salianjt, do të ishte nëse deputeti demokrat do t’i drejtohej Gjykatës së Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit.
I ftuar në studion e lajmeve në News24, ai u shpreh masa të tjera rënduese ndaj Salianjit nuk mund të ketë, por shtoi se nëse ndonjë nga deputetët bëhet pengesë për ekzekutimin e vendimit, mund të procedohet penalisht nga SPAK.
Llangozi: Mendoj se vendimi i Gjykatës së Apelit duhet të ekzekutohet nga Policia e Shtetit. Salianji është marrë i pandehur dhe është dënuar në bazë të ligjit. Nuk do të thotë gjë se kanë kaluar 5 vite, sepse ai është marrë i pandehur. E vetmja rrugë për Salianjin ishe ti drejtohej gjykatës së shkallës së parë për shtyrjen e ekzekutimit. Në momentin që i drejtohej gjykatës për këtë shtyrje afati, kemi një handikap që nuk ka parashikim ligjor.
Mendoj se masa të tjera rënduese ndaj Salianjit nuk mund të ketë. Por cilido person që e përkrah mund të procedohet penalisht nëse pengon ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Në rastin aktual do të jetë SPAK që do të procedojë njerëzit që mund të bëhen pengesë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi