Dënimi i Ervin Salianjit me një vit burg, Shkëlzen Berisha ironizon vendimin e Apelit për deputetin e PD-së

Dënimi i Ervin Salianjit me një vit burg, Shkëlzen Berisha ironizon vendimin e Apelit për deputetin e PD-së

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur me dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji.

Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ka ironizuar vendimin e sotëm të Apelit, ndërsa shkruan: Në Ramistan nuk është krim të jesh trafikant droge, por t’i denoncosh ata.
Kujtojmë se sot (26 shtator) Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg, deputetin e PD, Ervin Salianji për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
LEXO EDHE: “I kam mundur në çdo përballje elektorale!”- Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët! Më kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët
Salianji u shpreh se pavarësisht ketij vendimi, fushatën elektorale për zgjedhjet në 2025 do ta vazhdojë, madje sic u shpreh ai ”do ta bëj nga burgu”.
“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë.
Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale. Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.
E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD jashtë Gjykatës.
LEXO EDHE: Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg, reagon Rama: E vërteta vonoi shumë, po më në fund nuk harroi! S’do tërhiqemi nga gjyqet ndaj shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi