Burgosja e Ervin Salianjit, Jorida Tabaku: Kam denoncuar për 6 vite me radhë çështjen e inceneratorëve dhe jam quajtur shpifëse! Kush ishte shpifësja?!

Burgosja e Ervin Salianjit, Jorida Tabaku: Kam denoncuar për 6 vite me radhë çështjen e inceneratorëve dhe jam quajtur shpifëse! Kush ishte shpifësja?!

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar burgosjen e ligjvënësit demokrat, Ervin Salianjit, pas vendimit të Apelit për dënimin e tij me 1 vit pas hekurave.
Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Log” në News24, u shpreh se Ervin Salianji iu drejtua burgut vetëm sepse bëri një denoncim.
“Besoj se ka qenë një ditë ku askush nga politika nuk është kënaqur”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike.
Ndërsa theksoi se ajo vetë ka bërë denoncime për 6 vite me radhë për çështjen e inceneratorëve dhe është quajtur shpifëse.
“Kush ishte shpifësja?!”, u shpreh Jorida Tabaku, referuar denoncimeve për aferën e inceneratorëve.
Jorida Tabaku: Nuk ka qenë një ditë normale, patëm një mbledhje grupit të PD-së, një koleg u largua nga partia për t’iu drejtuar burgut vetëm se kishte bërë një denoncim dhe në këtë proces besoj se ka një pikëpyetje të madhe.
Atë që PS ia ofroi deputetes Xhaçka, mbrojtje politike me kartona për një vendim të Kushtetueses me kartona për herë të tretë në fakt që nuk kishte asnjë hapësirë, Salianji vendosi të vazhdonte vetë dhe të përballej.
Besoj se ka qenë një ditë ku askush nga politika nuk është kënaqur, unë vetëm kam denoncuar pafund dhe pafund jam quajtur shpifëse edhe për çështjen e inceneratorëve, për 6 vite me radhë më është thënë shpifëse. Kush ishte shpifësja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi