
BASKETBOLL/ Shqipëria shkëlqen kundër Andorrës, vajzat kuqezi rikthehen te fitorja pas 15 vitesh
👁1654
Pas plot 15 vitesh pritjeje, që prej triumfit ndaj Maltës në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009”, Shqipëria është rikthyer të marrë një fitore me Kombëtaren e basketbollit të femrave në një ndeshje zyrtare. Vajzat kuqezi e kanë nisur me këmbë të mbarë pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të shteteve të vogla, event që ka startuar sot në Prishtinë. Kombëtarja e drejtuar nga Klaudio Ndoja ka debutuar me një fitore të bukur ndaj Andorrës me rezultatin 74-58, takim i vlefshëm për Grupin B. Shqipëria zhvilloi një lojë shumë të mirë, ndërsa e bëri diferencën në periodën e dytë dhe sidomos në të tretën,...
Burimi:
Panorama.com.al