“Bashkëpunimi me Luarasin, fantastik”- Përfaqësuesi i LSE: Programet tona në nivel ndërkombëtar, një nga instrumentet më të fuqishme në përhapjen e vizionit dhe kurrikulave

“Bashkëpunimi me Luarasin, fantastik”- Përfaqësuesi i LSE: Programet tona në nivel ndërkombëtar, një nga instrumentet më të fuqishme në përhapjen e vizionit dhe kurrikulave

Rob Ingelsen, përfaqësuesi i London School of Economics (LSE), është shprehur se bashkëpunimi me Universitetin Luarasi është fantastik, ndërsa shtoi se programet e shkollës së tyre në nivel ndërkombëtar, janë “një nga instrumentet më të fuqishme me qëllim përhapjen e vizionit dhe kurrikulalve tona.”

Ingelsen u shpreh gjithashtu se LSE i dizajnon dhe planifikon programet, për të ofruar të gjithë mundësitë që programet të shtrihen në nivel global.
“Përsa i përket shanseve për punësim, kemi një kërkesë të madhe sipas realitetin dhe kontekstit të sotëm, për shkencën e të dhënave, inteligjencën artificiale. Kemi mundësi të mira për tua ofruar studentëve në shkencën e menaxhimit të të dhënave”, shtoi ai.
Rob Inglesen: Përshëndetje të gjithë, unë kam punuar ngushtësisht me Fabjolën, me Anin, përgjatë tre viteve të fundit, ju dëgjuat se ke i patur sfida, pengesa, por sot jemi të lumtur të jemi këtu për bashkëpunimin.
LSE në termat londineze është një universitet i vogël, mund të themi se kemi 5 mijë studentë, kemi hapësirë të kufizuar dhe këto programe në nivel ndërkombëtar të të mësuarit janë një nga instrumentet tona më të fuqishme me qëllim përhapjen e vizionit dhe kurrikulalve tona, dhe këto partneritete si kjo me Luarasin, janë fantastike për ne.
Moduli ynë, shkolla angleze është pjesë e federatës së disa universiteteve që janë institucione akademike udhëheqëse ne nivel global dhe LSE i dizajnon dhe planifikon programet, për të ofruar të gjithë mundësitë që programet tonë të shtrihen në nivel global.
Ne kemi partneritete edhe me universitete të tjera. Ofrojmë një seri diplomash në fusha të caktuara.
Përsa i përket shanseve për punësim, kemi një kërkesë të madhe sipas realitetin dhe kontekstit të sotëm, për shkencën e të dhënave, inteligjencën artificiale. Kemi mundësi të mira për tua ofruar studentëve në shkencën e menaxhimit të të dhënave.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente