“Asnjë nga socialistët e vërtetë nuk është në listë të mbyllur”, Salvador Kaçaj komenton kandidatët e PS për deputetë: Taktika e Rilindjes, të vendosë njerëz anonim, Rama në panik!

“Asnjë nga socialistët e vërtetë nuk është në listë të mbyllur”, Salvador Kaçaj komenton kandidatët e PS për deputetë: Taktika e Rilindjes, të vendosë njerëz anonim, Rama në panik!

Salvador Kaçaj, pjesë e listës së hapur të Koalicionit Shqipëria Madhështore, foli sot në studion e News 24 për listat e kandidatëve të deputetëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit.
Kaçaj tha se Partia Socialiste ka lënë jashtë listave të mbyllura socialistët e vërtetë, ndërsa theksoi se Rama ka vendosur në lista të mbyllura shumë të rinj, anonim sipas tij që nuk i njeh njeri.
“Zoti Rama është në panik. Ai e sheh humbjen evidente. Për këtë arsye hoqi 3 kryetarët e bashkive….Socialistët e vërtetë nuk është asnjë në listë,” tha Kaçaj.
Kaçaj: Këta të rinj janë disa njerëz anonim, Rilindja ka taktikë ose mënyrë këtë që vendos njerëz anonim. Rama tha njëherë që do jem në listë të hapur, pastaj hyri në listë të mbyllur….zoti Rama është në panik. Ai e sheh humbjen evidente. Për këtë arsye hoqi 3 kryetarët e bashkive. Për sa i përket listës së PS, ajo është një listë që nuk është listë vlerash. Asnjë nga ata nuk njihen. Socialistët e vërtetë, nuk është asnjë në listë, pjesa e mbyllur është e pamerituar. …PS është jashtë realitetit, s’është për hallet e qytetarëve. Mendoj se ata që janë larguar kanë dëmtuar PD-në dhe i bëjnë shërbim kundërshtarit, në këtë rast Edi Ramës dhe PS-së. Basha sot po i shërben Rilindjes dhe Ramës, duke e dëmtuar Partinë Demokratike. Jam shumë optimist për garën, është e bukur dhe e vështirë, ne garën tonë e kemi me kundërshtarët, jo me veten. Tirana sot është e shkatërruar nga ana e infrastrukturës dhe ‘shitet’ sikur po bëhet nami, këta politikanë të Rilindjes janë si ufo, as që kanë lidhje me hallet e qytetarëve, bëjnë vetëm presion që do japim legalizime. Rilindja do ndëshkohet dhe nga të majtët. Nëse shkoj në parlament, do jem përfaqësues i denjë i qytetarëve të qarkut të Tiranës.
Gjithashtu Kaçaj foli me bindje se koalicioni  Shqipëria Madhështore do të  fitojë zgjedhjet.
“Lista e PS nuk është listë vlerash. Pjesa e mbyllur është e pamerituar. Shumica e atyre njerëzve në lista as që njihen. Partia Demokratike në të kundërt ka shumë të rinj. Kemi Lisandër Hoxhën, Këlliçin, Balliun, që janë të rinj dhe energjikë. Është aleancë e jashtëzakonshme, që besoj se do të shënojë fitore të thellë. Shqipëria Madhështore fiton zgjedhjet. Rama flet me gjuhë ordinere, duke thënë “këneta”, “zhapiku”, që tregon se nuk është në binar. Edi Rama ka të gjithë njerëzit e vet në burg. Epoka e Ramës ka përfunduar, nuk ka zhapik që e shpëton më. Sali Berisha është kryeministër, që futi Shqipërinë në NATO. Unë kam qenë një njeri nga fusha e sportit dhe jam person që kam qenë në pushtet vendor dhe jam pranë halleve të njerëzve. Rilindja e ka bërë beton Tiranën, sporti është në gjendje të mjeruar”, tha Kaçaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente