“Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë”- Presidentja e Maqedonisë së Veriut flet për zjarrin që i mori jetën 59 të rinjve: Të bashkojmë forcat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta!

“Askush nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë”- Presidentja e Maqedonisë së Veriut flet për zjarrin që i mori jetën 59 të rinjve: Të bashkojmë forcat! Asgjë nuk është më e vlefshme se jeta!

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme, nga ku foli për tragjedinë e Kocanit, ku si pasojë e një zjarri në një lokal nate humbën jetën 59 të rinj, ndërkohë që rreth 150 janë lënduar.

Gjatë fjalës së saj, presidentja tha se duhet të ketë përgjegjësi për këtë tragjedi, teksa theksoi se “asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e një të riu”.
Gordana Siljanovska Davkova bëri me dije se disa nga të lënduarit janë transportuar në spitalet e vendeve fqinje në Bullgari, Greqi, Turqi dhe Serbi.
“E di dhe ndjej se nuk jemi vetëm. Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë, ligjit dhe drejtësisë.
“Të bashkojmë forcat, të mos sakrifikojmë më kurrë për përfitimin e individëve, asgjë nuk është më e vlefshme se jeta e një të riu”, tha presidentja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente