
Aksidenti tragjik me 4 viktima! Makina përplaset me betonieren dhe përfshihet nga flakët, digjen brenda mjetit të rinjtë
👁1020
Një aksident tragjik me 4 viktima ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmë në aksin Fushë Krujë- Vorë.
Raportohet se mjeti ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një betoniere dhe është përfshirë nga flakët. Për pasojë 4 viktima janë djegur brenda mjetit tip Benz.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë Prezë ndërsa mësohet se makina ka përplasur nga pas betonieren e parkuar duke bërë që të shpërthejë në flakë.
Përplasja ka rezultuar fatale për 4 të rinjtë që ndodheshin në mjeti tip Benz, të cilët janë djegur brenda mjetit.
Viktima dyshohet të jenë nga Borizana e Krujës, ndërsa ende nuk është mësuar identiteti i tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi