
Aksident me vdekje në Bulqizë! Humb jetën pasagjerja, përfundojnë në spital shoferi i makinës dhe 4 persona të tjerë
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi.
Policia e Bulqizës njofton se shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një pasagjere ndërkohë që 4 pasagjerët e tjerë dhe shoferi i makinës janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Foristrade’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa shtetasja M.Z., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi