Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Panajot Kanaçi, “Babai i Koreografisë” shqiptare, mjeshtri që i dha krahë shpirtit të kërcimit
Nga Albert Vataj Emri i Panajot Kanaçit është i ngulitur thellë në themelin e artit skenik shqiptar. Ai nuk është thjesht një koreograf, por arkitekti i ndjeshmërisë së trupëzuar në vallet shqiptare, mjeshtër i një gjuhe që flet me lëvizje, emocion dhe rrënjë kulturore. Në historinë e baletit dhe koreografisë shqiptare, Kanaçi qëndron si figura themelore, si një babai simbolik i vallëzimit skenik, që bëri të mundur shndërrimin e një shprehjeje popullore në një art të sofistikuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.Panajot Kanaçi lindi më 2 gusht 1923 në Delvinë, dhe që në rininë e hershme tregoi prirje të spikatura artistike....