“Vetingu në polici vazhdon”, Ervin Hodaj: Filtri ka kaluar te zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve

“Vetingu në polici vazhdon”, Ervin Hodaj: Filtri ka kaluar te zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve

Drejtori për hetimin e krimeve të rënda, Ervin Hodaj ka deklaruar se vettingu në polici është duke vijuar.
Hodaj ka paralajmëruar shkarkime teksa u shpreh se filtri ka kaluar te zëvendësdrejtorët dhe shefat e komisariateve.
“Në fakt ka disa mekanizma, që kontrollojnë policinë dhe jo vetëm policinë, por edhe disa institucione të tjera ligjzbatuese. E para është një organ i posaçëm që është AMP, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Që nga sinkronimi i saj, është që merret vetëm me punën, nëse e bën mirë Policia e Shtetit apo jo, një agjenci më vete. Ata nuk janë policë, janë punonjës civilë. Kalojnë filtrat e tyre. Mekanizmi i dytë brenda që është po brenda këtij institucioni, që është në avancë të kësaj, është vettingu në polici. Është duke vazhduar. Po kalon filtri më poshtë, te zëvendësdrejtorët dhe shefat e komisariateve. Ka qenë një agjenci jashtë Ministrisë së Brendshme, tani është e shkrirë, e cila ka kaluar në vetring të gjithë punonjësit e AMP. Nuk janë emërtesa politike”, tha ai për “Abc News”.
Burimi