![Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan pasi miratimit të rritjes së ujit me 40%, qytetari godet këshilltarin socialist](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/tensione-ne-mbledhjen-e-keshillit-bashkiak-elbasan-pasi-miratimit-te-rritjes-se-ujit-me-40-qytetari-godet-keshilltarin-socialist_66829d56cd4d3.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan pasi miratimit të rritjes së ujit me 40%, qytetari godet këshilltarin socialist
👁3862
Një qytetar ka goditur një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.
Në pamjet e publikuara duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.
Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.
Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.
Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Burimi