Sot finalja e Superkupës së Shqipërisë; Kukësi sfidon Egnatian, rrogozhinasit kërkojnë ‘tripletën’

Sot finalja e Superkupës së Shqipërisë; Kukësi sfidon Egnatian, rrogozhinasit kërkojnë ‘tripletën’

Këtë të enjte në orën 19:00 në “Arenën Kombëtare” luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Kukësit. Të dyja skuadrat kërkojnë një trofe si dhuratë për festat e fundvitit, teksa janë në pozita dhe kushte të ndryshme.
Egnatia vjen si kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit e kërkojnë këtë trofe për t’u bërë ekipi i parë në histori që bën një “tripletë” trofesh në një sezon. Klubi i Superligës po bën shumë mirë dhe këtë edicion është mes pretendentëve.
Nga ana tjetër “Kukësi i ri” ka pësuar shumë ndryshime pas rrëzimit në Kategorinë e Parë dhe do kërkojë surprizën. Verilindorët e kanë fituar këtë trofe në sezonin 2015-16. Nëse Kukësi ia del të fitojë, do bënte që për herë të dytë në histori një ekip i Kategorisë së Parë të ngrinte Superkupën, pas Tiranën në sezonin 2017-18.
Ndërkohë si për çudi, Federata Shqiptare e Futbollit që organizon këtë trofe nuk akordon asnjë premio për ekipin që fiton trofeun.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente