![Skuadra e “panjohur” bën surprizën e madhe në Bundesligë, Kiel bën për 2 ‘aspirina’ Leverkusenin; zhgënjen Dortmundi](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/skuadra-e-panjohur-ben-surprizen-e-madhe-ne-bundeslige-kiel-ben-per-2-aspirina-leverkusenin-zhgenjen-dortmundi_67016f8964369.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Skuadra e “panjohur” bën surprizën e madhe në Bundesligë, Kiel bën për 2 ‘aspirina’ Leverkusenin; zhgënjen Dortmundi
Rezultate befasuese në javën e gjashtë të Bundesligës.
Leverkuseni është ndalur në shtëpi nga Holstein Kiel, ndeshje e cila u mbyll 2-2. Këta të fundit janë skuadër e “panjohur”, por që arritën të barazojnë pas avantazhit të dyfishtë nga “Aspirinat”.
Kampionët e Gjermanisë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt me Bonifas. Hofman dyfishoi shifrat për “aspirinat”, në minutën e tetë.
Mysafirët nuk qendruan “duarkryq” dhe u futën në lojë me golin e Geshuill në minutën e 45. Në pjesën e dytë, djemtë e Çabi Alonsos u përpoqën që të ruanin epërsinë, por nuk ia dolën dot. Arp dërgoi shifrat në 2-2 në minutën e 69. Rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund, me Leverkusenin që shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin e pestë.
Dortmundi u mund në transfertë 2-1 nga Unioni i Berlinit. Golat e Vogt dhe Vertesen në minutat 26 dhe 45 vendosën ndeshjen në “shinat e duhura” për vendasit. Në pjesën e dytë, verdhezinjtë e Nuri Shahin ngushtuan diferencën me Rierson në minutën e 62, por pa mundur dot t’i ndryshojnë rrugë fatit të këtij takimi.
Dortmundi është në vendin e shtatë me 10 pikë, 1 pikë më pak se Unioni i Berlinit i vendit të gjashtë.
bajer leverkusen borusia e dortmundit bundesliga
Burimi