Skandali te Onkologjiku/ Mjekja Pere del me version tjetër: Nuk jam unë në përgjime, është një Alketë tjetër
Alketa Pere
Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një “lajthitje” të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime. Teksa përmendi “3 Alketat” e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin “profesoreshë doktoreshë”.
“Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),”-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për mjekun Edmond Gashi që doli në dosjen e skandalit të Onokologjikut, ku pacientëve me tumor iu zhvatnin paratë duke mos i mjekuar në shtet, por i çonin në klinikën private të Gashit.
Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi ka dalë nga ana tjetër e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët.
Madje në një moment, siç shihet në këtë video që sjell Report Tv dhe Shqiptarja.com, mjeku ia fut vrapit për t’i ikur gazetarëve.
alketa pere skandali te onkologjiku
Burimi