Shënoi dy gola kundër Vajadolit, Muriqi shok “skuadre” me Mesin, përkrah njëri-tjetrit në sulm
Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal. Sulmuesi “Dardan” po shkëlqen me Majorkën në La Liga. Në barazimin 3-3 ndaj Vajadolit në transfertë, 28-vjeçari realizoi dy gola.
Tani numëron 12 gola në kampionatin spanjoll, dy më pak se Karim Benzema. Dhe pesë gola larg Robert Levandovskit, i cili kryeson renditjen e golashënuesve.
Performanca pozitive në sfidën ndaj Vajadolidit, ndikoi që Muriqi të përzgjidhet në formacionin më të mirë javor të pesë ligave kryesore në Europë.
“WhoScored.com” e vlerëson bomberin nga Prizreni me notën 9. Muriqi formon dyshen e sulmit me Leo Mesin, ndërkohë që në formacionin e më të mirëve bien në sy dhe emra si Donaruma, De Ligt apo Gosens.
Me notën maksimale (10) u vlerësua Majkëll Olize i Kristal Palas. 21-vjeçari dhuroi tri asiste në suksesin 1-5 në fushën e Lids Junajtid.
vedat muriqi sulmuesi shqiptar real vajadolid
Burimi