‘Pse ma zure rrugën?’ Si ndodhi sherri me armë në Selitë, zbulohet emri i 18-vjeçarit të plagosur
‘Pse ma zure rrugën?’ Si ndodhi sherri me armë në Selitë, zbulohet emri i 18-vjeçarit të plagosurPolicia ka zbardhur detaje nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pak më parë në zonën e Selitës, në kryeqytet. Mësohet se ka ndodhur një konflikt me armë zjarri mes dy të rinjve për motive të dobëta, ku si pasojë është plagosur një 18- vjeçar.Sherri mes dy të rinjve ka nisur në një zonë tjetër të Selitës, pasi i plagosuri Mikel Shira, pasagjer në kamion, i kishte zënë rrugën një të riu tjetër, që po lëvizte me një mjeti tip “Golf 4”.Mësohet se autori i plagosjes iu drejtua Mikel Shirës me fjalët: Pse ma zure rrugën?, dhe më pas ka hapur derën e mjetit, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar, duke e plagosur me një plumb në këmbë.Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka filluar punën për zbulimin e shkaqeve të sherrit, nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit për motive të dobëta. Policia po bën krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.Aktualitet mikel shira plagosja ne tirane sherr mes te rinjve
Burimi