![Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, a do të ketë përplasje me militantët?](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/protesta-e-opozites-policia-ne-gatishmeri-a-do-te-kete-perplasje-me-militantet_6745f807d78e5.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Protesta e opozitës/ Policia në gatishmëri, a do të ketë përplasje me militantët?
Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare në Tiranë ku është paralajmëruar se do të ketë bllokime të pesë rrugëve kryesore. Në kuadër të mosbindjes civile, në orën 17:00 opozita nis bllokimin e 5 pikave kyçe në Tiranë.
Marshimi i opozitës do të zgjasë 3 orë pasi në shkresën që PD ka njoftuar Policinë e Shtetit, thuhet se protesta nis në orën 17:00 dhe përfundon në orën 20:00.
Partia Demokratike ka kërkuar që mbështetësit të vendosen në pika të caktuara, duke bllokuar segmentet rrugore në të gjitha kahet e lëvizjes. Ende nuk dihet skenari që do të ndjekin protestuesit, ndërsa deputetët do të bllokojnë kryqëzimet me automjetet e tyre.
“Nuk ka asnjë skenar, të paktën deri tani, që rrugët të bllokohen me automjetet e mbështetësve të opozitës”, tha gazetari Osman Stafa.
Tashmë janë ndarë detyrat për secilin prej deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së PD-së.
Gazetari u shpreh se nuk janë paralajmëruar akte dhune, por situata do shihet edhe nga mënyra se si do të sillet Policia e Shtetit.
Burimi