Portieri shqiptar rikthehet në Premier Ligë, 25-vjeçari arrin akordin me skuadrën angleze për 12 mln euro

Portieri shqiptar rikthehet në Premier Ligë, 25-vjeçari arrin akordin me skuadrën angleze për 12 mln euro

Arijanet Muriç nuk do të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, ndonëse ra në ligën e dytë me klubin e Bërnlit pas një sezoni në elitën e futbollit anglez. Portieri i Kosovës, ka gjetur akordin dhe do të vazhdojë të luajë në Premier Ligë, por tashmë me fanelën e Ipsuiçit.
Sipas informacioneve nga mediat britanike, klubi i sapongjitur në Premier Ligë ka vendosur të blejë portierin kosovar, duke paguar fillimisht 8 milionë paund në arkat e Bërnlit, me shifrën që mund të arrijë deri në 10 milionë paund (12 milionë euro) nga bonuset e ndryshme.
Për portierin parashikohet që të kryhen vizitat mjekësore në ditët e ardhshme, para se të vijë firma në kontratën që mendohet se do të jetë 4-vjeçare. Muriç luajti 10 ndeshje në sezonin e kaluar me fanelën e Bërnlit në Premier Ligë, duke dhuruar paraqitje mjaft të mira dhe kjo ka bërë që Ipsuiçi të interesohet dhe të blejë kartonin e tij.arijanet muriç portieri shqiptar ipsuiç
Burimi