Policia u kërkon të zhbllokojnë rrugën, Bardhi: Të drejtën na e njeh Kushtetuta!
👁1342
Ka nisur me tensione protesta e opozitës në Tiranë. Pas përplasjes së deputetit Noka me policinë në “Rrugën e Elbasanit”, edhe te sheshi “Willson” ka pasur debat.
Policia u kërkoi protestuesve të zhbllokojnë qarkullimin, ndërsa Gazment Bardhi ka kundërshtuar. Bardhi debatoi me policët duke u thënë se ua njeh Kushtetuta të drejtën për tubim paqësor.
“Jemi në respekt të ligjit. Edhe ne po të respektojmë, ka një ligj të ndryshëm nga ky që them unë. E drejta kushtetuese e qytetarëve për të tubuar paqësisht garantohet nga Kushtetuta”, iu përgjigj Bardhi.
Burimi