
Pas aventurës në “EURO 2024” Broja i jep fund edhe pushimeve, sulmuesi kuqezi nis stërvitjen në Tiranë (Foto)
👁1752
Pas aventurës në “EURO 2024” me Kombëtaren shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund edhe pushimeve. Sulmuesi kuqezi ka filluar menjëherë nga puna, për të qenë sa më në formë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Broja ka nisur stërvitjen në Tiranë, në një nga komplekset sportive të kryeqytetit. Përsa i përket të ardhmes së tij, është akoma e paqartë. Nuk dihet ende nëse 22-vjeçari do të qendrojë te Çelsi, apo do të largohet nga “Blutë e Londrës”. Blutë e Londrës nuk pranojnë më pak se 22 milionë euro për ta lënë të lirë, duke qenë se ka kontratë me sulmuesin...
Burimi:
Pamfleti.net