Opinioni i Venecias, sot në Kuvend priten tensione për mandatin e Olta Xhaçkës

Opinioni i Venecias, sot në Kuvend priten tensione për mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi mban sot seancën e radhës plenare, e cila sipas pritet të nisë që në fillim me tensione.
Shkak për këtë duket se do të jetë opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste Olta Xhaçka.
Debate parashikohen duke u nisur edhe nga reagimet e dy ditëve të fundit të opozitës dhe mazhorancës pas publikimit të opinionit, ku secila palë e lexoi ndryshe duke pretenduar se kishin të drejtë.
Në lidhje me rendin e ditës, në Kuvend do të diskutohen pikat të cilat nuk u shqyrtuan në seancën e javës së shkuar për shkak të kaosit dhe përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës.
Pritet të diskutohet edhe kërkesa e 40 deputetëve të Partisë Socialiste për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, pikë e cila nuk u arrit të ezaurohej javën e shkuar dhe interpelanca me ministren Ogerta Manastirliu, lidhur me vrasjen e 14-vjeccarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente