“Nuk kemi ndonjë marrëdhënie”/ Roza Lati flet për shoqërinë që zuri në Big Brother

“Nuk kemi ndonjë marrëdhënie”/ Roza Lati flet për shoqërinë që zuri në Big Brother

Roza Lati ishte e ftuara e radhës në ‘Goca dhe Gra’. Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka zbuluar më shumë detaje nga lidhja e saj, karriera, jeta dhe jo vetëm kaq.
Kur u pyet nëse është penduar për pjesëmarrjen e saj në Big Brother ajo u përgjigj:
Jo, fare absolutisht për asgjë.
Po marrëdhëniet me ish-banorët?
Shumë të mira por për mua Big Brother ka mbaruar dhe ka vazhduar jeta.
A ka pasur një krisje të miqësisë së saj me Rike Roçin duke qenë se mungesa e saj u vu re në ditëlindjen e madhe që Rikja bëri?
Nuk kam qenë në Shqipëri. Më ftoi, kam qenë në Mal të Zi.
Po me vajzat e tjera vazhdon e njëjta miqësi apo ka një krisje?
Jo, jo absolutisht. Gocat unë i dua fort.
A do të ndryshonte diçka Roza nga loja e saj që bëri në BBV?
Nuk lëviz asgjë nga ai Big Brother. Unë e shijova. Lyva buzët e kuqe, bigudinat e mia. Kur e shikoja që situata nuk më shkonte për shtat me buzët e kuqe, shkoja tek kamera dhe filloja bëja muhabet me publikun. Ia kam gjetur lezetin në çfarëdolloj mënyre me hir apo me pahir.
A i ka pëlqyer vetja Rozës në BBV?
Po. Diçka nëse mund ta citoj është se nuk jam futur në YouTube për të parë Prime-t fare. Nuk e di pse, por kur dola nga Big-u thashë okej mbaroi, eksperiencë  e bukur me të mirat dhe të këqijat e veta. Do të doja të shihja vetëm Prime-n me mamin kur erdhi që e përqafova. Roza ime brenda meje nuk do.
Çfarë marrëdhënie ka tani Roza me Eglën?
Nuk është se kemi ndonjë marrëdhënie.roza lati rike roci
Burimi