“Nuk heqim dorë nga mosbindja civile”, Berisha: Rama do shkojë te Vuçiç, si Assad te Putin

“Nuk heqim dorë nga mosbindja civile”, Berisha: Rama do shkojë te Vuçiç, si Assad te Putin

Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së 23 dhjetorit. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve, Berisha tha se nuk do të heqin dorë nga mosbindja civile, pasi kjo është rruga e vetme që sipas tij i çon drejt fitores.
Ai shprehet gjithashtu se nëse Rama ia mbath si Assad së bashku me Olsin, mund të shkojë te Vuçiç njësoj si ish-presidenti te Putin.
“Të bëjmë natën ditë. Organizimi, organizim, organizim duhet të jetë fjala jonë dhe të jemi njerëz që trokasim në cdo derë dhe bisedojmë me gjithsecilin.
Ata mbrohen vetëm nëse ne nuk jemi në nivelin që nuk na takon. Misioni jonë është fitorja. Nuk duhet të lodhemi kurrë së protestuari kur thërrasim mosbindjen civile
Është caktuar data 23, të bëjmë mobilizimin maksimal që Tirana të jetë në duart e qytetarëve. Të jetë një ditë që të jehojë.
Nuk heqim dorë nga mosbindja civile, sa diktatori të jetë aty. Po ja mbathi bashkë me Olsin kudo që të shkojë do ta gjejmë. Ai shkoi te Putini, ky mund të shkojë të Vuçiç, por nuk e mban dot.
Mosbindja civile është arma jonë, është rruga jonë drejt fitores”, tha Berisha, i bindur se rruga drejt fitores me 11 maj është e sigurt.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente