Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, drejtoresha e SHISH: Të zhvillohet me dyer të mbyllura!
👁1669
Drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni
Ka nisur me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.
Sot pritet dëshmia e drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni. Në nisje të mbledhjes, Hyseni kërkoi që të jetë me dyer të mbyllura.
“Nuk i jam shmangur dëshmisë. Nuk mora pjesë për shkak të angazhimeve të paracaktuara.
Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, u shpreh ajo.
Burimi