
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Realit, fitoi Kupën Europiane dhe Kampionatin Europian me Spanjën
👁1180
Reali i Madridit ka njoftuar ndarjen nga jeta të Juan Manuel Vija. Ish-lojtari nga Sevija ishte 86 vjeç.
Madrilenët e kujtojnë atë si lojtari që mori pjesë në fitimin e Kupës Europiane, që tashmë njihet si Liga e Kampioneve. Në vitin 1959 Reali e fitonte për herë të katërt në histori.
Juan Manuel Vija ishte po ashtu pjesë e Spanjës në Europianin e vitit 1964. Një vit historik ku spanjollët fituan trofeun e parë.
juan manuel vija ish-lojtari i realit të madridit
Burimi