Mos u ngatërro me SPAK-un dhe kujdes kujt i jep tenderë! Mesazhet që zyrtarja e DASH dha për Ramën
Collen Hyland-Edi Rama
Departamenti i Shtetit e bëri të qartë se për ta SPAK po ecën shumë mirë dhe askush nuk duhet të ngatërrohet me të…
Amerikanët vijojnë t’i dërgojnë mesazhe të qarta kryeministrit që të qëndrojë larg drejtësisë. Teksa ambasada e SHBA nuk ka ende një ambasador, politika po hedh e qetë valle dhe janë ngritur të gjithë kundër drejtësisë së re.
Komisioni i Xhafajt po punon në prapaskenë për të rishikuar totalisht reformën, ndonëse ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se ajo nuk preket. Po ashtu SPAK po përballet me një breshëri sulmesh nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ku madje kemi parë dhe protesta para organit të akuzës.
Por sot ka ardhur një mesazh i prerë nga Uashingtoni. Departamenti i Shtetit e bëri të qartë se për ta SPAK po ecën shumë mirë dhe askush nuk duhet të ngatërrohet me të. Madje mesazhi kishte në fokus qeverinë, ku i bëhej e qartë se duhet të mbështesë këtë organ në luftën ndaj korrupsionit dhe çdo ligj të jetë sipas standardeve të BE.
“Korrupsioni është një problem i madh. Shqipëria ka përparim të madh, për shkak të SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Duhet të avancohet puna kundër korrupsionit. Kështu përparonin për në BE. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE”, tha Collen Hyland, Drejtore për Çështjet e Europës në DASH, e cila ishte sot në Tiranë.
Nga ana tjetër ajo i dërgoi mesazh Ramës që të bëjë kujdes se cilët investitorë afron. Qeveria ka kthyer sytë nga Lindja, teksa në shumë raste kemi dhe investime turke apo kineze. Zyrtarja e DASH u shpreh se në disa raste mund të rrezikohet siguria kombëtare. Nuk dihet se për kë rast e ka pasur fjalën zyrtarja e DASH, por duket se ishte një tërheqje veshi për kreun e qeverisë.
“A ka një element të sigurisë kombëtare që duhet marrë në konsideratë? Sepse ligji thotë nëse ju do të ndiqni p.sh. në një tender fiton kompania që ofron çmim më të ulët, nëse ofertuesi do të ishte nga një vend që nuk ofron një cilësi sipas standardeve që duhet, duhet të siguroheni që të keni një mekanizëm ligjor që të merrni ofertuesin më të mirë në bazë të kritereve”, deklaroi Colleen Hyland.
Sipas zyrtares amerikane, në Shqipëri dhe rajon korrupsioni është shumë problem, teksa e ka bërë të qartë se integrimi në BE vjen vetëm duke e luftuar atë. /Pamfleti
Burimi