Kritikat për lotët pas ndeshjes me Slloveninë, motra e CR7 u përgjigjet ndjekësve: Jo gjithçka është për famë dhe para!
Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo është kritikuar pas ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Ylli portugez u shfaq në formë të dobët gjatë ndeshjes duke mos arritur të shënonte gol teksa humbi edhe penalltinë. Më pas, CR7 shpërtheu në lot në mes të lojtarëve të tjerë.
Motra e tij Katia Aveiro, ka reaguar në rrjetet sociale duke iu kundërvënë të gjithë atyre që e kritikuan për këtë moment dobësie. Ajo u shpreh se Ronaldo nisi të qajë kur pa në ekran të ëmën e mërzitur në tribunë.
“Kjo skenë ishte në momentin kur ai pa në ekranin gjigand të stadiumit nënën tonë të mërzitur (për një jetë të tërë).
A e dini çfarë do të thotë? Nuk e dini? Askush nuk do ta dijë asnjëherë… Jo gjithçka është futboll, famë dhe para…”, shkruan ai në rrjetet sociale duke treguar momentin kur Ronaldo shpërtheu në lot mes shokëve të skuadrës.
Burimi