Kristiano Ronaldo trembet nga sulmet e Iranit ndaj Izraelit, refuzon të udhëtojë me ekipin e tij për Championsin Aziatik
Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë. Al Nasri i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugezi Kristiano Ronaldo, po planifikon t’i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytetin e Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.
“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të punojmë në ditët në vijim për ta zhvendosur ndeshjen në një terren neutral”, tha një burim i Al Nasri për Al Rijadija. Megjithatë, ai burim saktëson se nuk është bërë ende kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes:
“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për të zhvendosur përplasjen e shumëpritur kontinentale”.
Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre. Në atë periudhë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Al Nasri debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të Azisë me barazimin 1-1 në transfertën e Al Shortas të Irakut, në një ndeshje që Kristiano Ronaldo nuk luajti. Në raundin e dytë portugezi shënoi golin e fitores ndaj Al Rajan të Katarit (2-1).
Skuadra saudite është e katërta në zonën perëndimore, me katër pikë, dy më pak se Al Hilal dhe Al Ahli, dhe një më shumë se Esteghlal, rivali i saj i radhës.kristiano ronaldo sulmuesi portugez konflikti izrael-iran
Burimi