Krimet e shumta në vend, Lapaj: Shkak mosfunksionimi i institucioneve, shoqëria në depresion të madh!

Krimet e shumta në vend, Lapaj: Shkak mosfunksionimi i institucioneve, shoqëria në depresion të madh!

Adriatik Lapaj

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, si vrasja e dyfishtë në Veliopjë, krimi në familjen amerikane apo plagosja e 45-vjeçarit në Tiranë nga një punonjës i policisë.
Lapaj u shpreh se shoqëria është në depresion të madh dhe gjithë këto ngjarje vijnë si pasojë e dobësimit të institucioneve, shkeljes së ligjit e korrupsionit.
Lapaj theksoi se ajo që shoqëria mund të bëjë në këtë moment, është të mbjellë fara të tjera për të marrë të tjera fruta
“Shoqëria jonë është në depresion të madh. Ajo që kemi mbjellë në kaq e kaq vite po korret. Shkelja e ligjit, dobësimi i institucioneve, futjes e gangsterëve në institucioneve. Janë fara që janë rritur dhe po prodhojnë masivisht produktin e tyre.Ajo që shoqëria mund të bëjë në këtë moment, është të mbjellë fara të tjera për të marrë të tjera fruta. Kjo është një dallgë masive që do bëjë ciklin e vetë.
Shoqëria është kthyer në një vend të pasigurt. Qytetërimet e mëdha korrupsioni i madh në strukturat shtetërore i ka vrarë.Unë nuk e kam fshehur afeksionin për uniformën e policisë, sepse shoh tim atë aty, që ka punuar me devotshmëri dhe trishtohem kur ajo uniformë ka rrëshqitur në një humnerë.
Problemi është që politika, në marrëveshje me krimin, ka deleguar si drejtues policie shteti persona të krimi. Struktura e policisë së shtetit nuk ngjall besim, por dyshim dhe frikë”, tha Lapaj për “News 24”.vrasjet krimi
Burimi