![KQZ-ja në ‘lupën’ e SPAK, Qyno jep detaje: Po hetohen dy tenderë, duan të zbulojnë marrëdhënien e kompanisë fituese me titullarët](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/kqz-ja-ne-lupen-e-spak-qyno-jep-detaje-po-hetohen-dy-tendere-duan-te-zbulojne-marredhenien-e-kompanise-fituese-me-titullaret_66c4f22d7273c.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
KQZ-ja në ‘lupën’ e SPAK, Qyno jep detaje: Po hetohen dy tenderë, duan të zbulojnë marrëdhënien e kompanisë fituese me titullarët
Gazetari Elton Qyno, ka deklaruar se SPAK po heton dy tenderë në KQZ dhe se ka kërkuar dokumentacionin e plotë.
Ai tha se SPAK po heton me qëllimin e vetëm për të hedhur dritë mbi kompaninë fituese e cila është në fakt një kompani holandeze dhe duhet pare marrëdhënia që kjo kompani ka pasur me titullarët e KQZ.
“Në fakt është një ngjarje e cila qysh në zgjedhjet e vitit 2023 u denoncua si një situatë korruptive përsa i përket një tenderi të drejtpërdrejtë, pra një tenderi me një marrëvveshje të drejpërdrejtë nga ana e KQZ përsa i përket blerjes së pajisjeve elektronike që do të bënin votimin elektronik.
Bëhet fjalë për pajisjet ku u eksperimentuan fillimisht në qarkun e Elbasanit dhe në disa qarqe të tjera por që më pas pati shumë debat përsa i përket vlerës financiare të tyre dhe në këto kushte që në atë periudhë kishte informacione për një abuzim financiar apo korruptim nga ana e strukturave shtetërore të KQZ.
Mesa duket tashmë SPAK ka hapur një hetim për dy procedura tenderuese si ajo e vitit 2020 dhe ajo e vitit 2021 dhe në këto kushte nga ana e SPAK është kërkuar e gjithë dokumentacioni i plotë i këtyre dy tenderave dhe me qëllimin e vetëm për të hedhur dritë mbi kompaninë fituese e cila është në fakt një kompani holandeze dhe padyshim duhet parë përsa i përket marrëdhënies që kjo kompani ka pasur me titullarët e KQZ.
Faktikisht këtu nuk ka pasur ndonjë ofertë nga kompanitë e tjera sepse tenderi ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kompania e përzgjedhur me një marrëveshje kontraktuale direkte, nuk e di se si e ka justifikuar KQZ këtë pjesë por mesa duket e ka kryer si këto blerjet që konsiderohen si tenderë sekret dhe në këto kushte e ka motivuar ligjërisht përsa i përket edhe përzgjedhjes së kësaj firme në këtë tender të cilën e kanë shpallur edhe fitues”, u shpreh Elton Qyno për “Ora News”.
Burimi