Interi mposht Torinon me 3 “granata”, Turam ‘merr zjarr’ dhe realizon Hat-Trick

Interi mposht Torinon me 3 “granata”, Turam ‘merr zjarr’ dhe realizon Hat-Trick

Interi merr një tjetër fitore, duke mposhtur Torinon në ‘San Siro’ me rezultatin 3-2, sfidë e vlefshme për javën e 7 të Serisë A. Heroi i zikaltërve ishte askush tjetër veç Markus Turam, i cili shkëlqeu duke shënuar tripletë personale.
Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, teksa mbrojtësi i Torinos, Maripan, u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 20 dhe 5 minuta më vonë ishte francezi që zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 35, Turam realizoi golin e dytë, ndërsa 1 minutë më vonë Duvan Zapanta rihapi përkohësisht llogaritë.
Pjesa e dytë sheshoi çdo shpresë të torinezëve me Turam që shënoi golin e 3 të sfidës dhe të tijin personal, duke marrë topin me vete në shtëpi. Pak para fundit, Nikola Vlasiç riktheu shpresën e Torinos me një penallti të shënuar, por që vlejti vetëm për statistika, pasi përfundimi i sfidës nuk ndryshoi.
Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, 2 më pak se Napoli dhe +2 e +3 nga Juventusi e Milani, por dy rivalët kanë një ndeshje për të zhvilluar nesër. Sfida e radhës për djemtë e Inzagit është në kryeqytet ndaj Romës pas pauzës së kombëtareve.inter torino seria
Burimi