Hapi portalin për shantazh dhe ‘gjoba’, vetëdorëzohet në polici ish zyrtari i AMP-së Kushtrim Selimi

Hapi portalin për shantazh dhe ‘gjoba’, vetëdorëzohet në polici ish zyrtari i AMP-së Kushtrim Selimi

Ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Ai akuzuhet për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.
Më herët policia goditi portalin shqipneës.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.
 kushtrim selimi
Burimi