Goditja e grupit kriminal të Suel Çelës, SPAK zbardh rolin e gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Goditja e grupit kriminal të Suel Çelës, SPAK zbardh rolin e gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno

SPAK ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me shkatërrimin e asaj që e quan organizatë kriminale të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës.
SPAK ka treguar edhe rolin e gazetarëve Elton Qyno dhe Artan Hoxha. Sipas njoftimit të SPAK, Qyno dhe Hoxha kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik në favor të Suel Çelës.
“M.L alias S,Ç ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.
Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.”-thuhet në komunikatën e SPAK.

 
Burimi